Studio kreative · PR & Marketing Digjital

Krijojmë valë.
Jo zhurmë.

Në një botë ku të gjithë flasin, ne besojmë se nuk fiton ai që bën më shumë zhurmë, por ai që krijon ndikim real.

Na gjeni këtu
Rreth nesh

Wave Studio lindi nga ideja për të ndërtuar komunikim që nuk humbet në rrjedhë, por që lë gjurmë. Përmes strategjisë, kreativitetit dhe një qasjeje të menduar mirë për çdo brand.

Ne nuk krijojmë thjesht përmbajtje. Ne ndërtojmë mënyrën se si një biznes shihet, ndihet dhe mbahet mend.

Si një studio kreative e fokusuar në PR, marketing dhe përmbajtje digjitale, ndihmojmë bizneset të krijojnë prezencë të qartë, të qëndrueshme dhe me drejtim.

Shërbimet

Çdo shërbim, një valë vetjake

Strategji e dedikuar për çdo biznes

Çdo brand është i ndryshëm. Ne ndërtojmë strategji të personalizuara bazuar në objektivat, audiencën dhe pozicionimin e biznesit tuaj.

Menaxhim i rrjeteve sociale

Sot, klientët janë online. Prania jote në rrjete sociale nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri.

  • Planifikim editorial
  • Publikime të rregullta
  • Komunikim me audiencën
  • Rritje e angazhimit dhe shikueshmërisë
Paketa 3 · 6 · 9 mujore

Krijim i përmbajtjes

Një përmbajtje e mirë sot është një klient i mundshëm nesër.

  • Foto profesionale
  • Video kreative
  • Përmbajtje për rrjete sociale
  • Përshkrime produktesh dhe shërbimesh

Foto, video & reels

Përmbajtje dinamike që tërheq vëmendje dhe rrit ndërveprimin në rrjetet sociale. Ne fokusohemi në storytelling vizual, jo vetëm në imazhe të bukura.

PR & Digital Marketing

Ndërtimi i imazhit publik dhe komunikimi strategjik i biznesit tuaj. Nga pozicionimi i biznesit deri te mënyra si perceptoheni në treg.

Copywriting

Fjalët e duhura bëjnë diferencën. Ne krijojmë tekste që komunikojnë qartë, bindin dhe shesin. Nga postimet deri te përshkrimet e plota të biznesit tuaj.

Ndërtim website

Website modern, i pastër dhe funksional që përfaqëson profesionalisht biznesin tuaj dhe e kthen vizitorin në klient.